Rreth 341 mijë pensionistë nga sot pensionet do t’i marrin me 2.500 denarë rritje. Pensionistët vlerësojnë se kjo rritje për ata që kanë pensione të ulëta është e pamjaftueshme. Shteti, sipas tyre, duhet ta ndjek rritjen e çmimeve dhe në bazë të saj të bëjë rritjen e pensioneve.
“Nuk e kam menduar, nuk e di, mund të jetë e mjaftueshme mund të mos jetë. Varet nga baza mbi të cilën është bërë rritja. Por, gjithsesi mendoj se duhet të jenë më të larta”, tha një qytetare.
“Nuk është e mjaftueshme pasi inflacioni është i lartë. Nuk mund të blejë barna. Duhet të jenë më të larta”, tha një tjetër qytetar.
“Si të them duke pasur parasysh me rritjen e çmimeve në shtet është e vogël ajo rritje. Por e dimë se nuk ka fuqi financiare shteti që ta ndjekë, ose nuk do që ta ndjekë rritjen e çmimeve. Shumica e pensionistëve me atë që dëgjojë janë me pensione të mesatare dhe të ulëta, ndërsa për ato me pensione të larta nuk kanë probleme financiare”, u shpreh një qytetar.
“Duke pasur parasysh çmimet që janë të larta, por nuk e di duhet të presim të kaloj muaji, se a do të jetë e mjaftueshme apo jo”, tha një tjetër qytetare.
“Si për kë? Për dikë është e mjaftueshme për dikë nuk është. Por, në çdo rast kjo është një lëvizje e mirë për ata që kanë pensione të ulëta kanë marrë një rritje lineare. Ata që tashmë i kanë pensionet e larta kjo rritje nuk ju ndryshon diçka. Duhet të zvogëlohet dallimi mes pensionit më të lartë dhe të ulët, por ne jemi shtet social dhe duhet të kujdesemi për ato që kanë pensione shumë të ulëta”, deklaroi një qytetar.
Në muajin mars të vitit të ardhshëm do të ketë përsëri rritje prej 2.500 denarë. Premtimi parazgjedhor i OBRM-PDUKM-së ishte që pensionet të rriten për 5 mijë denarë, por më pas u vendos që të ketë dy here rritje nga 2.500 denarë.\SYRI.net\