Pasi MASH ia morri kompetencat komunës së Tetovës në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, sot reaguan nga lëvizja Besa. Nga kjo parti thonë se drejtoresha ka bërë politikë në gjimnaz dhe ka bërë keqpërdorime të mëdha. TV21 kontaktoi drejtoreshën Llalla e cila vetëm shkurt tha: “Ata le të vazhdojnë me politikë, ndërsa mua më presin shumë angazhime në shkollë”.
“Në vend se të paguaj detyrime ndaj shtetit ajo ka bërë shpenzime të tjera të panevojshme për shërimin e komplekseve të saja personale, ndërsa furnizimin për lëndë djegëse e ka bërë pa komision dhe ka dokumentacion. Janë konstatuar furnizime me derivate, ndërsa shkolla nuk posedon veturë zyrtare. Pagesat për shfrytëzimin e sallës sportive janë bërë në kundërshtim me rregulloren dhe çmimi është vendosur sipas dëshirës edhe varësisht kush e ka shfrytëzuar , janë bërë edhe disa keqpërdorime të disa punëve ndërtimore ku nuk është nënshkruar kontratë për furnizim siç është paraparë me ligj, por kontrata janë bërë sy më sy ku vetëm për pllaka begatoni janë shfrytëzuar më shumë se 298 mijë denarë.”- deklaroi Besa Kadriu – BESA.