LajmeMaqedoni

Shkup, u mbajt protestë në solidarizim me popullin e Palestinës dhe Libanit

Në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt protestë në solidarizim me popullin e Palestinës dhe Libanit, raporton Anadolu.

Protesta u organizua nga inciativa studentore e Universitetit Shën Kiril dhe Metodij (UKIM), “Inciativa Studentore e UKIM-it për Palestinën”.

Dhjetëra qytetarë të vendit morën pjesë në protestë e organizuar përmes rrjeteve sociale, ku u shfaqën pankarta me mbishkrime si “Ndalo Gjenocidin”, Liri për Palestinën”, “Nato financon, Izraeli bombardon” e të tjera.

Qytetarët nga nacionalitete të ndryshme si maqedonas, shqiptarë, boshnjak e turq protestuan duke brohoritur dhe duke u veshur me veshje tradicionale palestineze, me “keffiyeh”, dhe duke valëvitur flamurin palestinez.

Studentët dhe aktivistët e “Iniciativës Studentore të UKIM-it për Palestinën” lexuan poezi, mbajtën fjalime dhe kënduan himne e këngë për nder të viktimave dhe popullit palestinez dhe atij libanez.

Protestuesit gjithashtu brohoritën duke iu drejtuar qeverisë që ta njohë shtetin palestinez, shtet të cilin e kanë njohur dhjetëra shtete të botës.

Po ashtu u kërkua që të ndalohet tregtia me Izraelin dhe të vendosen sanksione si reagim ndaj gjenocidit të kryer në Gaza.

 

Show More

Related Articles

Back to top button