Kombëtarja e Portugalisë barazoi pa gola 0:0 mbrëmë ndaj Skocisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në UEFA Nations League.
Cristiano Ronaldo, kapiteni i Portugalisë pas ndeshjes u pa tejet i nervozuar me gjyqtarin nga belgjika, Lawrence Visser, shkruan Indeksonline
Ronaldo është kapur nga kamerat e tifozëve, duke bërë gjeste revoltuese ndaj gjyqtarit të ndeshjes.
Sulmuesi i Al Nassr luajti gjithë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 6.8 sipas faqes së njohur “Flashscore”./Indeksonline/