LajmeMaqedoni

MPB-ja paralajmëron për dukuri të shpeshta të mashtrimit kompjuterik me kriptovaluta

Shkup, 23 korrik – Sektori për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e informon opinionin se në periudhën e kaluar është vërejtur dukuri e shpeshtë ku persona të panjohur përmes rrjeteve sociale ose përmes adresave elektronike private të tyre targetojnë shfrytëzues nga Maqedonia dhe dërgojnë linqe deri në ueb-faqet dhe serviset në të cilat premtohet fitim i shpejtë me plotësimin e disa detyrave të cilat u jepen në nivel ditor nga vetë servisi ose aplikacioni

Siç bëjnë të ditur nga MPB, mashtrimin e kryejnë në atë mënyrë që pasi personat do të regjistrohen dhe do ti dërgojnë të dhënat e tyre personale, marrin profil shfrytëzuese përmes të cilit mund të blejnë një paket të caktuar në varësi me mjetet të cilat si fillim janë në mundësi ti investojnë përmes blerjes së paketave parapaguese në kriptovaluta.

“Pasi shfrytëzuesi e fillon investimin inicial, merr disa detyra të caktuara të cilat përfshijnë vizitë të ueb-faqeve ose rishikim të videove për të cilat marrin një kompensim të caktuar, në varësi të paketës të cilën e kanë zgjedhur. Në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë qytetarë po hyjnë në tregun e kriptovalutave, por nuk posedojnë dituri të mjaftueshme ose informata se si këtë ta bëjnë në mënyrë të sigurt”, sqarojnë nga MPB.

Si rezultat i kësaj, theksohet, gjithnjë e më të shpeshta janë mashtrimet në të cilat qytetarët mbesin pa mijëra euro dhe kriptovaluta.

“Me qëllim të shmangies të një skenari të këtillë, ekspertët rregullisht i tërheqin vërejtjen qytetarëve të kenë kujdes të mos jenë viktimë e mashtrimeve investuese. Këshillohen qytetarët, që ti shmangen këtyre mashtrimeve, para së gjithash të jenë të kujdesshëm ndaj të gjitha ofertave të cilat premtojnë të ardhura të larta të paarsyeshme për një periudhë shumë të shkurtër- kjo është shenja e parë se bëhet fjalë për qëllime mashtruese. Gjatë komunikimit askujt nuk duhet të jepen informata personale, fotografi nga dokumentet personale, karta bankare, si dhe fjalëkalimet për aplikacione për banking online ose të dhëna tjera për autorizim për transaksione bankare”, bëhet e ditur në kumtesë.

Për atë se çfarë munden të bëjnë qytetarët rekomandohet:

 Gjithmonë të kërkojnë këshilla financiare para se të jepen të holla ose të investohen mjete;
– Ti refuzojnë thirrjet e paparalajmëruara për mundësi investimi;
-Të informohen dhe të kërkojnë këshilla financiare para se të investohen të holla ndaj ofertave të cilat premtojnë investim të sigurt, të ardhura të garantuara dhe profit të lartë;
– Nëse ndonjëherë kanë investuar në mashtrim, mashtruesit sigurisht se përsëri do ti përdorin ose do ti shesin informatat mashtruesve tjerë;
– Të kontaktojnë policinë nëse dyshojnë në diçka.

Sektori për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale apelon te qytetarët dhe te subjektet juridike të mos i hapin linqet e dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura si shtojcë ndaj porosive të cilat nuk vijnë nga dërgues të verifikuar për ta, të mos bien pre e mashtrimeve të llojit të këtillë dhe subjektet juridike të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtjen e sistemeve të tyre kompjuterike nga soutfer potencial malicioz në pajtim me procedurat interne për sajber siguri.

Show More

Related Articles

Back to top button