Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton se gjatë aksioneve të djeshme të intensifikuara në fushën e komunikacionit, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 134 masa. Prej tyre, 68 sanksione ishin për vozitje të automjetit me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, tetë për vozitje pa patentë shoferi, 12 sanksione për kundërvajtje të kryera nga shoferët e motoçikletave.
“Janë shqiptuar dy masa për përdorim të celularit, 21 sanksione për vozitje të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër për automjete të paregjistruara dhe të tjera”, kumtojnë nga MPB-ja.
Nga aty theksojnë se do të vazhdojnë me intensifikimin e aksioneve të kontrollit.
“Apelojmë deri te qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta”, apelojnë nga MPB-ja.