LajmeMaqedoni

Youth Film Festival 2022, regjisori Zherka triumfon në Sarajevë 

Filmi i regjisorit shqiptar nga Shkupi, Murat Zherka, “Dance In This Chaos” (Luaj në këtë kaos) është fituesi i çmimit “Filmi më i mirë i shkurtër OFF Generation” në edicionin e 14-të të Youth Film Festival 2022, që u mbajt në Sarajevë (19- 23 korrik), për të cilin festival sivjet konkurruan mbi 200 filma, ndërkaq për programin final u përzgjodhën vetëm 14 syresh.

Regjisori MURAT ZHERKA njëherit është edhe skenarist. Drejtor i fotografisë është GENC HALIMI, muzikën ALBIN SOPA, kurse filmi u realizua në produksion të TAKAT Studio.

Në rolet kryesore paraqiten Sina Rakip, Stefanija Naçevska, Aleks Petrovski, Fisnik Zeqiri etj. Filmi u mundësua nga Democracy Lab, ISD Youth Can dhe është realizuar në vitin 2021. Filmi në fjalë ishte pjesë e kampanjës Let’s Bring The Colors Back. “Dance In This Chaos” premierën e pati më 31 tetor të vitit të kaluar në Kino Milenium ne Shkup, kurse më vonë u shfaq edhe në Kinemanë Cineplexx.

“Dance in this Chaos” është film bardh e zi, i realizuar sipas teknikës one-shot, që konsiderohet si njëra nga teknikat më të vështira për realizimin e një filmi.

Më 15 korrik ky film u shfaq edhe në Korçë, në kuadër të Festivalit KOSH Film Fest. Suksesi i jashtëzakonshëm në Sarajevë, këtij filmi i hap rrugën edhe për festivale tjera. Muajin tjetër filmi do të prezantohet edhe në Festivalin Drim Short që mbahen në Strugë dhe në Festivalin e filmit të shkurtë në Lublanë – FEKK (15 -20 gusht).

Show More

Related Articles

Back to top button