Tetovë, 25 Korrik – Duke filluar nga mbrëmë (00:00- 04:30), duke u bazuar në thirrjet telefonike nga vet qytetarët në numrin e përmendur nga shoqata AMOS, veterinarë nga Shkupi, përfaqësues komunal dhe nga shoqata AMOS kanë zhvilluar aksionin e kapjes së qenve endacak më agresiv.
Aksioni i kapjes së këtyre qenve është zhvilluar në disa lokacione ku turma e qenve ka qenë më e madhe (lagjia Teteks, varrezat e qytetit, qendra e qytetit dhe komuna e Tetovës).
Kapja e këtyre qenve është bërë në mënyrë profesionale me pushkë anestezionale jo dëmtuese. Gjithashtu, qent gjatë kapjes kontrollohen se a janë të vaksinuar dhe se a kanë çipa regjistrues.
Vlen të theksohet se përgjegjëse për strehimin e këtyre qenve është shoqata AMOS. Aksioni vazhdon edhe ditëve në vijim!
Për një Tetovë më të mirë e të sigurt.