LajmeMaqedoni

Kuvend, caktohet mbledhja për ambasadorët

Afrohet fundi i pritjeve të një pjese të ambasadorëve për të udhëtuar drejt përfaqësive diplomatike. Në seancën e 23-të të Komisionit për punë të jashtme, gjatë ditës së nesërme, ambasadorët e nominuar do të thirren në komision për të prezantuar tezat e tyre. Një pjesë e ambasadorëve kanë pritur të thirren në komision madje edhe pas 5 muajsh marrëveshje, ndërsa për disa të tjerë dokumentet janë dorëzuar në fillim të muajit korrik. Në seancën e ditës së nesërme do të prezantojnë ambasadorët e nominuar; Zoran Popov që duhet të shkojë në SHBA, Evgenia Ilieva në Slloveni, Agron Buxhaku në Kanada, Driton Kuçi në Norvegji dhe Metodija Balevski në Belgjikë./Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button