LajmeMaqedoni

Maqedonia ndër vendet me rënien më të madhe të parashikuar të popullsisë në dekadat e ardhshme

Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind të popullsisë së saj aktuale, nëse vazhdon trendi aktual i reduktimit të popullsisë, raporton portali Visual Capitalist, duke duke u thirrur në të dhënat nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia është e 18-ta në listën e 20 vendeve me rënien më të madhe të parashikuar të popullsisë në dekadat e ardhshme.

Sipas të dhënave, popullsia në vend do të zvogëlohet për 10,9 për qind, gjegjësisht në Maqedoni do të jetojnë afro 200 mijë banorë më pak se sot.

Nga ana tjetër, Shqipëria ndodhet në vendin e 10-të, e cila në dekadat e ardhshme do të humbasë 15.0% të popullsisë së saj.

Në vendin e parë me zvogëlimin më të madh të popullsisë ndodhet Bullgaria, e cila në dekadat e ardhshme do të ketë 22.5% popullsi më të ulët.

Show More

Related Articles

Back to top button