Ministria për vetëqeverisje lokale do të investojë në ndërtimin e fushave të golfit në vend, informoi ministri Goran Milevski. Tashmë janë miratuar 5.7 milionë denarë për renovimin e fushës së golfit në ish-kazermën në Ohër, ka bërë të ditur Milevski në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Portalb.mk.
“Ky është investimi i parë i tillë në qendrat tona turistike. Përmirësimi dhe rritja e ofertës turistike të qendrës më të madhe turistike në Maqedoni është e rëndësishme për tërheqjen e një numri më të madh turistësh”, sqaroi Milevski.
Sipas tij, kjo iniciativë është e sektorit të hotelierisë nga Ohri.