Një qytetar i Tetovës gjatë ditës së djeshme ka raportuar në polici se është sulmuar nga ish e dashura e tij. SPB-Tetovë njofton se janë marrë masa për zbardhjen e rasiti.
“Me datë 27.07.2022 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 27 vjeçar nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga 39-vjeçarja M.G. nga rrethina e Tetovës, me të cilën paraprakisht ka qenë në lidhje dashurie. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në raportin e SPB-Tetovë