LajmeMaqedoni

Punësohen 50 shqiptarë në Fondin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë

Drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, kuadri i Alternativës nga dega e Tetovës, Dritan Bexheti, sot ka realizuar ëndrrën e shumëpritur të punonjësve shqiptarë, ku me nënshkrimin e marrëveshjes për punë ka punësuar afro 50 shqiptarë.

Ky lajm ekskluziv ka ngjallur emocione të papërshkruara tek punonjësit e Fondit, të cilët si asnjëherë më parë kanë mbetur tepër të kënaqur nga veprimi historik i kuadrit të Alternativës ndaj punonjësve shqiptarë.

Më poshtë e keni edhe mesazhin e Dritan Bexhetit nga Alternativa drejtuar opinionit publik:

Të dashur qytetarë,
Pozitën dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucionin tonë çdo ditë e më shumë po e avancojmë dhe e rrisim.
Me kënaqësinë më të madhe sot pranova 50 shqiptarë të cilët nënshkruan marrëveshjet për punë.
Të gjithë profesionistëve të rinjë, ju dëshiroj shëndet dhe suksese në punë.
Vazhdojmë…
Ndryshe, drejtori i FSPIMV-së, Dritan Bexheti është edhe kryetar i degës së Tetovës nga Alternativa.

Show More

Related Articles

Back to top button