LajmeMaqedoni

Kaq lista kandidatësh do të garojnë në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës

Filloi zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 20 gushtit për Këshillin Komunal të Tetovës, shkruan Alsat.

Do të garojnë gjithsej 13 lista kandidatësh, 11 lista të partive politike dhe 2 lista të pavarura.

Me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë, mbrëmë fillimisht dolën Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, ndërsa më herrët edhe Lidhja social-demokrate e Maqedonisë.

“ASH në këto zgjedhje e ka me patjetër të tregojë rezultat solid dhe të paralajmërojë betejën e ardhshme për ndryshim dhe fitore të demokracisë dhe lirisë së shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH..

“Me këtë këshill do përmbyllim bashkë gjitha ato premtime që i kemi dhënë edhe në kampanjën e vitit 2021 dhe tani, sepse një pjesë janë realizuar tashmë. Bashkë me këta njerëz do tregojmë se tetovarët janë ata që dinë ta bëjnë ndryshimin”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

Në Sheshin Iliria në Tetovë, listën me kandidatët e tyre, e promovuan edhe “Më mirë për Tetovën”.

“Kampanja fokusohet në tre shtyllat tonat kryesore, siç ishte në zgjedhjet paraprake. Ne do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie nga komuna, do kërkojmë një qytet me plan urbanistik dhe ambient të pastër. Pra janë këto tre problemet më të rëndësishme që ne i kemi identifikuar më herrët dhe do vazhdojmë t’i shtyjmë këto procedura”, theksoi Elmedina Abdullahi, Lista e Pavarur “Më mirë për Tetovën”.

Që të gjitha, do të garojnë të vetme. Nga Komisioni Zgjedhor Komunal thonë se, koalicion parazgjedhor ka paraqitur vetëm lista e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Deri më 18 gusht, partitë politike do kenë mundësi që ofertën e tyre ta shpalosin para tetovarëve duke iu kërkuar votën. Kanë përfunduar edhe përgatitjet e Komisionit Zgjedhor Komunal. Drejtuesi i KZK për Tetovën Nazmi Dauti, është shprehur se, shtatë ditë përpara do të dihet saktë lista e të sëmurëve me korona dhe protokolli i votimit të tyre si dhe numri i të burgosurve që do duhet të votojnë.

“Ende nuk kemi informatë zyrtare sa iu përket të të infektuarve me Covid-19 dhe sa i përket votimit të personave të sëmurë dhe të pa aftë, ata do duhet të drejtojnë kërkesë tek Komisioni komunal i zgjedhjeve shtatë ditë përpara ditës së zgjedhjeve, si dhe informatën se sa persona vuajnë dënim në burgun e Tetovës, do të marrim informacion nga komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe të njëjtët bashkë me personat e sëmurë e të pa aftë do realizojnë të drejtën e votës një ditë para zgjedhjeve”, tha Nazmi Dauti, KZK.

Deri tek zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal të Tetovës, erdhi si pasojë e mos votimit në afatin e paraparë ligjor të llogarisë përfundimtare të buxhetit komunal, pas çka erdhi edhe deri tek shpërbërja e këshillit. Më 20gusht në Tetovë do të votohet në gjithsej 117 vendvotime, ndërsa numri i votuesve, pritet të jetë rreth 83 000./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button