LajmeMaqedoni

Kasami bën thirrje që partitë shqiptare të bashkohen për ta rrëzuar BDI-në

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp ftoi të gjitha partitë politike shqiptare që të bëhen bashkë për të larguar nga pushteti Bashkimin Demokratik për Integrim, përcjell TV21.

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp ftoi të gjitha partitë politike shqiptare që të bëhen bashkë për të larguar nga pushteti Bashkimin Demokratik për Integrim.

 “Ne si Lëvizje Besa jemi të përkushtuar që ti bëjmë të gjithë kompromiset e nevojshme me të gjithë partitë shqiptare opozitare jashtë BDI-së që të ulemi edhe të ndërtojmë një bllok të fuqishëm opozitar, këtu, mund të shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë partitë jashtë Bashkimit Demokratik për Integrim të ulemi të dakordohemi t’i largojmë kërkesat personale për pozicionim eventual edhe njëherë e përgjithmonë ta biem ndryshimin edhe të ketë rotacion edhe tek pjesa shqiptare”, deklaroi Kasami.

Show More

Related Articles

Back to top button