Presidenca italiane ka informuar se kreu i shtetit Sergio Mattarella do të kryejë një vizitë dy ditore punë në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.
Më datë 7 e 8 shtator, presidenti italian do të ndodhet në Tiranë e do të takohet me homologun e tij të sapo zgjedhur Bajram Begaj.
Presidenti Mattarella pritet të takohet dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me anëtarë qeverie e me përfaqësues të Parlamentit Shqiptar.
Vizita zyrtare e numrit 1 të shtetit italian vjen vetëm dy javë para zgjedhjeve të parakohshme të 25 shtatorit në Itali.
Pas vizitës në Tiranë, Presidenti italian do të udhëtojë drejt Shkupit në Maqedoninë e Veriut.