LajmeMaqedoni

Ari në vlerë prej 600 mijë eurove dhe para të padeklaruara janë sekuestruar në VK Tabanoc

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në vendkalimin kufitar Tabanoc ka sekuestruar 13.3 kilogramë ari në vlerë prej mbi 600.000 eurove dhe para të padeklaruara me shumë totale të rreth 30.000 mijë eurove.

Ari dhe paratë janë kapur në autobusin me targa të Maqedonisë së Veriut që po transportonte udhëtarë nga Poreqi i Republikës së Kroacisë në Gostivar.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve, autobusi me targa të Maqedonisë, i cili lëviz në linjë të rregullt nga Poreqi (R. Kroaci) për në Gostivar, së bashku me pasagjerët është drejtuar në terminalin doganor në vendkalimin kufitar. Gjatë kontrollit me skaner mobil, janë vërejtur parregullsi në konstruksionin e çatisë, ku janë gjetur bizhuteri të ndryshme dhe tjegulla ari në forma të rregullta dhe të parregullta”, thonë mes tjerash nga Drejtoria Doganore.

Show More

Related Articles

Back to top button