LajmeMaqedoni

MPJ: Nuk ka detyrime të reja mes Shkupit dhe Sofjes!

Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet se po përgatiten detyrime të reja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nga MPJ thonë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruara mes dy vendeve.

“Lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re”, thonë nga MPJ.

Show More

Related Articles

Back to top button