LajmeMaqedoni

Institucionet nuk interesohen për luftimin e korrupsionit

shtë përgatitur raporti i dytë tremujor për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve që u përgatitën nga Transparency International Maqedoni për institucionet publike për tejkalimin e rreziqeve nga korrupsioni.

Nga Transparency International Maqedoni njoftuan se raporti është përgatitur në periudhën nga muaji prill deri në muajin qershor në kuadër të projektit të tyre “Vlerësimi i cenueshmërisë nga korrupsioni në institucionet shtetërore dhe autoritetet lokale për planifikim hapësinor, urbanizëm dhe ndërtimtari”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Monitorimi ka treguar se interesimi i institucioneve për përmbushjen e rekomandimeve është ende në nivel të ulët, por se është rritur aktiviteti i autoriteteve lokale dhe qendrore për për të zbatuar rekomandimet.

Nëpërmjet takimeve me përfaqësues të pushtetit lokal, KShPK-së dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, u konstatuan pikat fillestare për tejkalimin e rreziqeve të korrupsionit në këto fusha:

– Vendosja e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, DKSK, Transparency International – Maqedoni, Agjencisë për planifikim hapësinor përmes takimeve të drejtpërdrejta, caktimit të personave përgjegjës për komunikim dhe grumbullim të informacionit;

– Përfshirja e komunave dhe obligimi për monitorimin e progresit në përmbushjen e rekomandimeve, si dhe më shumë trajnime për komunat në lidhje me ndryshimet e ligjeve;

– Raportet duhet të përdoren në mënyrë aktive në rishikimin antikorrupsion të legjislacionit (RAL) dhe t’i dorëzohen rregullisht ministrive resore dhe qeverisë.

Nga TI theksojnë se kompetencat e mëdha diskrecionale të pushtetit vendor, mungesa e dispozitave ligjore të mirëformuluara, konflikti i dispozitave ligjore si dhe interpretimi i ndryshëm i normave ligjore nga njëra anë, por edhe ndryshimet e shpeshta të ligjeve nga ana tjetër krijojnë rrezikun e rritjes së korrupsionit.

“Në këtë drejtim, nevojitet një bashkëpunim dhe koordinim i forcuar ndërmjet Ministrisë së Transportit Lidhjeve, pushtetit vendor, Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për të kapërcyer rreziqet e korrupsionit dhe për të gjetur zgjidhje të koordinuara për zbatimin e rekomandimeve”.

“Transparency International Maqedoni mbetet e hapur për mbështetje dhe bashkëpunim me institucionet për tejkalimin e rreziqeve nga korrupsioni në këto fusha”, thuhet në njoftim.

Show More

Related Articles

Back to top button