LajmeMaqedoni

Dënim me burg për vozitje në gjendje të dehur dhe tejkalim të shpejtësisë, do të ndryshohet Kodi Penal në Maqedoni

Vozitja nën ndikimin e alkoolit me së paku 1.50 g/promil në gjak, ose nën ndikimin e drogave dhe substancave psikotrope, vozitja në drejtim të ndaluar, tejkalimi i disa makinave në vend të palejuar dhe vozitja me mbi 70 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar do të trajtohen si vepra penale.

Kjo parashihet me nenin 403 të Kodit Penal, ku praktikisht vendoset vepër e re penale e cila do të quhet “Vozitje e pakujdesshme e automjetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se për këtë vepër të re penale propozohet që kryerësi i saj të dënohet me para ose me burg prej tre viteve.

Ndërkohë njoftimet ditore të MPB-së janë të mbushur me informacione për aksidentet që ndodhin çdo ditë, pikërisht nga mosrespektimi i këtyre rregullave.

Këto ndryshime në Kodin Penal fillimisht duhet të jenë në debat publik, ndërsa miratimi i tyre pritet të bëhet deri në fund të vitit.

Show More

Related Articles

Back to top button