LajmeMaqedoni

Danella Arsovska: Personat e shkarkuar në Higjienën Komunale fare nuk kanë shkuar në punë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, ka thënë se 33 personave të cilët u është ndërprerë kontrata e punës në Higjienën Komunale, është për shkak se shumica prej tyre as që kanë shkuar në punë.

“Nuk bëhet fjalë për etnikum për shkak se atje ka persona nga të gjitha etnitë, por bëhet fjalë për persona të cilët nuk kanë ardhur dhe nuk kanë kryer obligimet e tyre dhe pjesa më e madhe as nuk janë paraqitur në punë. Nëse dikush mendon se këto persona duhet përkrahur që të mos shkojnë në punë të mos kryejnë detyrat e tyre, të sillen në mënyrë se si janë sjellur deri tani, këtë duhet ta thotë me zë. Ne mandatin tonë e kemi marrë që qytetarëve tu ofrohen shërbimet më të mira dhe gjatë kësaj të mos ketë shpenzime joproduktive nga persona që nuk e kryejnë detyrën e vet”, ka thënë Arsovska, raporton SHENJA.

Ajo bëri thirrje që të gjitha institucionet të fillojnë ta bëjnë këtë që ka filluar në Higjienën Komunale, pra reforma, tw shihet se kush bwn punwn e vet dhe kush nuk punon. /SHENJA/

Show More

Related Articles

Back to top button