Tridhjetë e nëntë për qind e të anketuarve të përfshirë në një anketë nga Agjencia për Komunikime Elektronike kanë deklaruar se se të miturit në familjet e tyre shpenzojnë mesatarisht më shumë se pesë orë në ditë në internet, përcjell TV21.
“Përafërsisht gjysma e të anketuarve ose 46.3 për qind e dinë se ekziston një program i kontrollit prindëror që do të siguron internet të parrezikshëm për personat nën 18 vjeç. Prej tyre, vetëm 10.2 për qind e kanë instaluar tashmë një softuer të tillë, ndërsa nga të anketuar që nuk e kanë instaluar një softuer të tillë dhe e dinë se ekziston, rreth 61 për qind do ta instalonin atë. Rreth 10 për qind e të anketuarve që kanë një qëndrim pozitiv ndaj instalimit të softuerit të kontrollit prindëror e dinë se ku mund ta gjejnë atë”, thuhet në raportin e AKE.
Anketa është zhvilluar në periudhën nga 13 prilli deri më 15 mars, me gjithsej 1100 të anketuar.