Gjithsej gjashtë zjarre kanë shpërthyer në 24 orët e fundit në zonën e Kumanovës, njoftoi sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza. Është djegur një brez mbrojtës, pyje akacieje dhe bar i thatë, si dhe kulmi i një objekti banimi.
Zjarrfikësit dje kanë shuar barin në afërsi të një pompe karburanti në mes të fshatrave Tabanoc dhe Kosturnik, ku digjej bar i thatë dhe brezi pyjor mbrojtës i akacieve, në periudhën nga ora 12:30 deri në ora 16:45 në një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh. Zjarrfikësit e kanë shuar me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës.
Pothuajse në të njëjtën periudhë, në afërsi të fshatit Kosturnik, afër pikës kufitare, zjarrfikësit kanë ndërhyrë në djegien e barit të thatë nga ora 16:20 deri në 17:50. Nga ora 19:50 deri në 20:27 është djegur edhe bari i thatë edhe në lagjen Bedinje.
“Ndërhyrja në rrugën “Mosha Pijade” në një konstruksion çatie të djegur të një objekti banimi në periudhën nga ora 20:45 deri në 21:30, ku kanë marrë pjesë me një mjet zjarrfikës edhe pesë zjarrfikës. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe dëmet materiale”, njoftojnë nga QRMK Kumanovë.
Zjarre ka pasur në fshatrat Zebrnjak dhe Reçicë ku është prekur bari i thatë në orët e natës.