Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjysmë ore para mesnate ka privuar nga liria 43 vjeçarin F.I. nga Tetova, të cilin e kishin denoncuar prindërit e tij duke akuzuar për kërcënim dhe sjellje agresive.
“Më 09.08.2022 në ora 23:30 në SPB Tetovë, personi S.I. (73) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 23:00 derisa ishte në shtëpi me bashkëshorten e tij, djali i tyre F.I. (43) është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. F.I. është privuar nga liria, ndërsa tek ai është gjetur edhe marijuhanë. Ai është ndaluar në Komisariatin e Policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.