Botërori i Katarit do të jetë gara e parë ku gjyqtaret femra do të ndajnë drejtësinë.
FIFA e ka bërër përzgjedhjen e tri gjyqtareve kryesore dhe tri asistenteve.
Si gjyqtare kryesore janë përzgjedhur: Stéphanie Frappart nga Franca, Salima Mukansanga, nga Ruanda dhe Yoshimi Yamashita, nga Japonia.
Ndërsa si asistente të gjyqtarëve janë përzgjedhur: Brazilianja Neuza Back, Meksikanja Medina Diaz dhe amerikanja Kathryn Nesbitt.
Kreu i referëve të FIFA-s Pierluigi Colina, tha se cilësia vlen më shumë se gjinia.
Në vitin 2019-të, francezja Stephanie Frappart, për herë të parë në histori të futbollit e kishte ndarë drejtësinë në një lojë.
Ishte finalja e Superkupës së Evropës në mes të Chelseat dhe Liverpoolit.