LajmeMaqedoni

Unioni Qendror Demokratik – partia e re politike e romëve në Maqedoninë e Veriut

Në skenën politike maqedonase, para pak kohësh u prezantua partia “Unioni Qendror Demokratik” (CDU) parti e re politike e romëve në Maqedoni. Qëllimi kryesor i kësaj partie është unioni i romëve dhe mbrojtja e interesave të tyre, si dhe zgjidhja e përgjegjshme dhe intensive e problemeve me të cilat përballen.

Lideri dhe kryetari i partisë Rickardo Salli premton se kjo parti do të jetë ndryshe nga partitë e tjera të bllokut politik rom.

Në vend sipas regjistrimit të fundit ka 46.879 romë, që përfaqësojnë 2.53 për qind të popullsisë së përgjithshme në Maqedoni.

“Edhe pse në vendin tonë ka një numër relativisht të lartë të romëve, mes tyre ka ende përçarje të madhe. Meqenëse romët po përballen me probleme të mëdha, në tokën politike maqedonase po formohet një parti e re që do të dëgjojë zërin e popullit dhe do të luftojë për një të ardhme më të mirë të komunitetit rom”, thonë nga CDU.

Ideologjikisht kjo parti i përket partive të qendrës, por nuk përjashtojnë mundësinë e një koalicioni të mëtejshëm me partitë e majta apo të djathta. Siç thonë ata, vetë emri i partisë politike ka ardhur nga matrica e tyre ideologjike “Unioni Qendror Demokratik”.

Show More

Related Articles

Back to top button