Pas një pauze dy vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19, sot në mesditë në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbahet “Parada e Maturës”.
Në paradë do të marrin pjesë të diplomuarit nga shkollat e mesme të Shkupit dhe jo vetëm.
Organizator kryesor i evenimentit “Parada e Maturantëve” është Drejtoria për Kulturë dhe Art e qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Klubin e vallëzimit “Rhythm Plus”.
Përveç maturantëve të Shkupit, këtë vit në “Paradën e Maturantëve” do të marrin pjesë edhe bashkëmoshatarët e tyre nga shetetet si: Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi.
Në vitet e fundit traditë e këtij evenimenti është që të vallëzohet me një koreografi të sinkronizuar me të gjithë maturantët nga shumë vende të botës.
Numri total i pjesëmarrësve në “Paradën e Maturantëve” nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, viteve të fundit ka kaluar numrin prej 500 mijë maturantësh.