Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Pelincë për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth dy orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth gjysmë ore. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, siç informojnë nga LAMM, nuk ka më ndalesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.