Kandidati i BDI-së për këshilltar në komunën e Tetovës, Liridon Disha në “Click 21” tha se organizata që akzualisht është angazhuar për trajtimin e qenve endacak në Tetovë nuk ka licencë për punë. Disha tha se në munges të trajtimit të kafshëve endwacake, të njëjtat po helmohen.
“Kafshët po helmohen dhe ato i shohim ditë për ditë të ngordhura nëpër rrugë. Po thonë që helmohen qentë në Tetovë? Ne kemi indicje të sigurta, këtë nuk e kemi thënë ne por organizatat për mbrojtjen e kafshëve. Ato kanë vërejtur se në Tetovë ka shumë qen dhe mace të cilat pa pritmes ngordhin nëpër oborret e shtëpive”, tha mes tjerash Disha.