Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e anuloi vizitën në komunën Mavrovë-Rostushë, për shkak të shfaqjes së simptomave të Kovid-19 dhe rezultatit të marrë pozitiv të testit të shpejtë.
“Ju njoftojmë se vizita dhe ngjarja e kryetarit Hristijan Mickoski në komunën Mavrovë-Rostushë e caktuar për sot në ora 17:45 janë anuluar. Arsyeja për anulimin është zhvillimi i simptomave nga Kovid-19 të kryetarit të partisë, me ç’rast është bëtë test i shpejtë, ku i njëjti rezultoi pozitiv”, informojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Prej atje shtojnë se gjatë ditës Mickoski do të testohet me PCR test për Kovid-19.