Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur rreth 28.700 ushtarë në luftën midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë ku ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot, tha se Rusia ka humbur 200 ushtarë në 24 orët e fundit.
Po ashtu, 204 avionë, 168 helikopterë, 1.263 tanke, 3.090 automjete të blinduara, 596 sisteme artilerie, 200 sisteme raketahedhëse dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar, sipas deklaratës.
Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 2.162 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta dhe 460 mjete ajrore pa pilot.
Ndërkaq, më 25 mars, Rusia kishte njoftuar se në Ukrainë, jetën kishin humbur 1.351 ushtarë rusë.
– 231 fëmijë të vrarë në sulmet në Ukrainë
Në deklaratën e Prokurorisë së Ukrainës, thuhet se 231 fëmijë kanë humbur jetën dhe 427 fëmijë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse.
Në deklaratë, e cila tha se shumica e fëmijëve vdiqën në rajonet Donetsk, Kiev dhe Kharkiv si rezultat i sulmeve, theksohet se 1.837 institucione arsimore në gjithë vendin janë dëmtuar si rezultat i bombardimeve të ushtrisë ruse dhe 172 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.