Boris Johnson foli të premten në mbrëmje me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe reagimin global ndaj konfliktit në Ukrainë.
Duke theksuar kërcënimin nga Rusia, kryeministri britanik theksoi se Finlanda dhe Suedia do të jenë shtesa të vlefshme në aleancën e NATO-s.
Mediat britanike duke cituar një deklaratë të qeverisë raportojnë se Johnson inkurajoi Erdoganin të punonte me homologët suedezë, finlandezë dhe të NATO-s për të adresuar çdo shqetësim përpara samitit në Madrid muajin e ardhshëm.
Takimi vjen pas kërcënimin të Erdoganit për të vënë veton ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.