Deklaratat e prokurores se ka kërkuar 300 lëndë konkrete nga Drejtoria e Policisë Financiare dhe se i janë dorëzuar vetëm rreth 30 lëndë që ajo as nuk i ka kërkuar janë të pavërteta, thanë për “Lokalno” nga Policia Financiare.
“Në kërkesën për të dhëna na është dhënë një afat 10 ditë për veprim dhe ka filluar të funksionojë nga data 18.07.2022. Shtatë ditë pas bastisjes dhe kërkesës, gjegjësisht me datën 25.07, kur Drejtoria e Policisë Financiare ka lëshuar njoftim publik në të cilin kemi njoftuar për bastisjen dhe kemi dorëzuar parashtresa për shkak të dyshimit për keqpërdorime nga prokurorja Vilma Rusovska, në ora 14:00 në Drejtori ka arritur një letër ku kërkohej që Drejtoria të dorëzonte menjëherë shkresat dhe dokumentet e mbledhura deri atëherë.
Në atë moment, Drejtoria e Policisë Financiare kishte siguruar 35 lëndë në bazë të “kallëzimeve penale anonime të dorëzuara në drejtori nga viti 2018 deri në ditën e përgjigjes në kërkesë” dhe ato raste janë dorëzuar menjëherë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Në ndërkohë, duke vepruar sipas kërkesës së deklaruar nga Drejtoria e Policisë Financiare, janë siguruar edhe 150 raste të tjera në bazë të “kallëzimeve penale anonime të dorëzuara në drejtori nga viti 2018 deri në ditën e përgjigjes në kërkesë dhe për të njëjtin Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është njoftuar me shkrim”, thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare.
Prokurorja Villma Ruskovska sot dorëzoi ankesën e saj në Këshillin e Prokurorëve për vendimin për suspendim e saj nga puna./Telegrafi/