Zgjedhjet lokale sot mbahen për herë të tretë në komunën e Mavrovës dhe Rostushës dhe Qendrës Zhupës, pasi dy herë paraprakisht kur u votua, nuk ishin plotësuar kushtet për shkak se nuk kishte regjistrimin e nevojshëm për shpalljen e tyre të suksesshme, njofton Potalb.mk.
16.00 – Deri në ora 15.00 kanë votuar 34,41% e votuesve të regjistruar në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, që do të thotë se është përmbushur kushti ligjor për pjesëmarrje minimale prej një të tretës për të qenë zgjedhjet e suksesshme.
Duke qenë se në komunën e Mavrovës dhe Rostushës janë dy kandidatë, zgjedhjet mund të përfundojnë sot nëse së paku një e treta e të regjistruarve në listën zgjedhore dalin në votim dhe nëse njëri prej kandidatëve fiton shumicën e atyre që kanë votuar (në të paktën 50% + një votë).
Teorikisht është e mundur që edhe nëse plotësohet pjesëmarrja minimale prej një të tretës, asnjë nga kandidatët nuk do të ketë shumicën (në rastin e një gare të ngushtë dhe një numri të caktuar votash të pavlefshme), që do të nënkuptonte se do të kishte një rreth të dytë. Në raundin e dytë fiton ai me numrin më të madh të votave (nuk ka nevojë për një shumicë apo një pjesëmarrje minimale).
Ndërkaq, deri në ora 15.00 në Qendër Zhupë mbeten 32.88%.
13.30 – Deri në ora 13.00 dalja e votuesve në vendvotime është si vijon:
Mavrovë dhe Rostushë: 24.21%
Qendër Zhupë: 25.4%
Në komunën e Mavrovës dhe Rostushës qytetarët do të votojnë në një rreth, duke qenë se janë dy kandidatë, ndërsa në Qendër Zhupë vetëm një kandidat.
Në zgjedhjet e muajit tetor në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur 7317 persona, të cilët e kanë arritur 25,77 për qind, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura të prillit kanë votuar 29,97 për qind nga 7077 të regjistruar, që është rreth 4 për qind më pak se sa regjistrimi i nevojshëm.