LajmeMaqedoni

Mijalkov sot duhet të fillojë vuajtjen e dënimit në burgun e Strugës – nuk ka kërkuar shtyrje, thonë nga gjykata

Sasho Mijalkov, i dënuari me 3 vite burg dhe i fundit prej atyre që pranuan fajësinë në hetimin për rastin “Perandoria”, sot duhet të vijë në burgun e Strugës dhe të fillojë vuajtjen e dënimit, pasi  shfrytëzimit të një shtyrjes për arsye shëndetësore. Pasi që ka të drejtë edhe për dy javë shtyrje, Sdk.mk i është drejtuar Gjykatës Themelore të Ohrit, nëse e ka kërkuar një gjë të tillë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka ndryshim, personi për të cilin po pyesni duhet të paraqitet të hënën në burgun e Strugës për të filluar vuajtjen e dënimit”, thanë nga Gjykata.

Më 19 gusht, sipas postimeve në rrjetet sociale që u raportuan edhe në media, ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK) Mijalkov ka festuar lindjen e mbesës së tij në një festë në hotelin Shkup Marriott në prani të shumë njerëzve nga jeta publike dhe e biznesit në vend.

Mijalkov u dënua më 8 korrik. Ai u pajtua të pranojë fajësinë me prokuroren Lile Stefanova nga PThP për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa nga një gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit u dënua me 3 vjet burg, i cili vuhet vetëm natën, në ndonjë nga repartet e hapura të burgjeve, në Strugë, Shkup, Strumicë dhe në burgjet tjera ku ekziston ky opsion. Në një kohë rekord, Mijalkov më pas paraqiti kërkesë në MPB për ndryshim të adresës dhe menjëherë ka marrë adresë të re në Ohër.

Para pak kohësh në burgun e hapur në Strugë ka filluar vuajtjen e dënimit njëvjeçar edhe Orce Kamçev, i cili e ka pranuar fajësinë për “Perandorinë”, duke pranuar të gjitha veprat e kundërligjshme që ka bërë me Mijallkovin, për të cilat Stefanova i fajësonte. E në “Parcelat e Gruevskit”, Kamçev e ka treguar të gjithë skemën e mbulimit të vendeve të Gruevskit dhe të shpëlarjes së pasurisë së tij, me urdhër, siç tha ai, të Mijallkovit. Në burgun e hapur në Strugë, Zoran Mileski-Kiçevski po vuan dënimin edhe për rastin “Reket” për shkak të Kamçevit, i cili së bashku me Bojan Jovanovskin dhe Katica Janevën e denoncoi se i kërkonin reket.

Burgu i Strugës ka kapacitet prej 20 deri në 30 të dënuar dhe nuk ka mundësi që ata mes vete të izolohen. Mijalkov në burg do të përballet me ish-njerëzit e tij të afërt, të cilët e ekspozuan në gjykatë. Veçanërisht që në mesin e tyre është edhe Nenad Josifoviq, i cili ka pranuar fjalë për fjalë gjithçka që i është vënë nga shoqata kriminale në “Prandoria”, me në krye me Mijalkovin dhe Kamçevin. Ai do të përballet edhe me Milevskin, i cili, sipas një bisede telefonike të përgjuar, ka llogari për të zgjidhur me të, në lidhje me disa marrëdhënie private me gruan e tij.

Ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov pranoi fajin dhe u dakordua me Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar për rastin “Perandoria”. Me marrëveshjen, Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg. Përveç kësaj, iu shqiptua edhe dënim me të holla në vlerë prej gjashtë milionë euro ndërsa i është konfiskuar edhe një pjesë e pronës në vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Show More

Related Articles

Back to top button