Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, 176 gjoba vetëm në Shkup
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme bë territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 176 shkelje të rregullave në trafik. Prej tyre 42 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për vozitësit e motoçikletave, 8 për makina të paregjistruara, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve dhe 5 gjoba të tjera për makina të transportit publik teknikisht të parregullta.