Kompania EVN, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Haraçinës.
Në komunikatën e EVN, thuhet se në Haraçinë, ekipet e tyre shumë shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike nga ana e banorëve, me çka në tërësi pamundësohet kryerja e punës.
Sipas EVN-së, që të punohet, patjetër duhet të krijohen kushte për funksionim normale për punë, si për defekte ashtu edhe për rikonstruimin dhe modernizimin e rrjetit. Përderisa nuk ekzistojnë kushte normale për punë dhe ka pengesë në kryerjen e punës, nuk do të ketë mundësi për sanim, njofton EVN-ja.
Në komunikatë më tej thuhet se EVN në vazhdimësi realizon projekte të suksesshme për zvogëlimin e humbjeve, por vetëm në pjesët ku ka kushte.