LajmeMaqedoni

Maturantët, nën ethet e provimeve

Rreth 16 mijë maturantë po bëjnë përgatitjet e fundit për provimet e maturës shtetërore që do të zhvillohen në fillimin e muajit qershor. Një pjesë e maturantëve shprehen të shqetësuar se nuk do të arrijnë të mësojnë materialin e kërkuar ndërsa disa të tjerë thanë se greva e mësimdhënësve nuk do ndikoj në suksesin e provimeve, shkruan Alsat.

Dritan Ademi, zv drejtor i Qendrës Shtetërore të Provimeve tha për Alsat se maturantët nuk duhet shqetësuar për provimet pasi që në to janë përpiluar pyetje deri te plan programi i muajit mars, e cila edhe ishte kërkesë e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

“Materiali i cili do të jetë në testim është deri në muajin mars, praktikisht prej fillimit të grevës të organizuar nga SASHK-u ajo periudhë nuk do të jetë pjesë përbërëse e testimit. Dhe kërkesa e dytë e tyre ka qenë që të përgatitet njëfarë doracaku ose përmbledhje pyetjesh dhe detyrash të cilat nxënësit do të mund ti shfrytëzojnë për përgatitjen sa më të suksesshme të maturës shtetërore. Edhe këtë kërkesë të tyre ne si qendër e kemi realizuar. Javën e kaluar ua kemi dërguar të gjitha shkollave të mesme në formë elektronike”, tha Dritan Ademi, zv drejtor i Qendrës Shtetërore të Provimeve

Sipas Ademit, matura shtetërore u dedikohet nxënësve të shkollës së mesme të arsimit katër vjeçar dhe është kusht për regjistrim në arsimin e lartë. Sivjet janë paraqitur 15.899 maturantë të cilët do ti nënshtrohen maturës shtetërore, prej të cilëve 7.135 janë nxënës të gjimnazit, 8.504 nxënës të arsimit profesional dhe 206 nxënës që mësojnë në shkollat e artit. Afati i parë i maturës shtetërore do të zhvillohet më 4 qershor në lëndën gjuhë amtare dhe 13 qershor lëndët zgjedhore. Afati i dytë do të realizohet më 10 dhe 12 gusht. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button