Forumi Ekonomik Botëror do të mbahet në pranverë dhe jo në janar si zakonisht pasi u shty për shkak të Covid.
Në historinë 50-vjeçare, Forumi Ekonomik Botëror nuk është përballur kurrë me çështje të tilla globale si ato të vitit 2022: bota po rimëkëmbet nga një pandemi globale, po përpiqet të frenojë ndikimin shkatërrues të krizës klimatike dhe po përballet me një stuhi gjeopolitike pas pushtimit të Ukrainës.
“Davosi do të jetë i ndryshëm për shkak të mungesës së bashkëpunimit global për të zgjidhur këto sfida më të ngutshme,” tha Bprge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, në një konferencë para ngjarjes.
Forumi do të mbahet më 23-26 ma, në Davos, një vendpushim malor në Zvicër.