LajmeMaqedoni

Xhambaski: Nëse Maqedonia e Veriut ndryshon kushtetutën nesër mund të fillojë negociatat me BE-në

Unë supozoj se kryeministri do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të anashkaluar pozicionin bullgar dhe kështu të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE, tha eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski.

Ai beson se në javët e fundit presioni ndaj Bullgarisë për të zhbllokuar është bërë i dukshëm.

“E patë që erdhi komisioneri Varhelyi dhe tha se ranë dakord që brenda pak ditësh të ndryshonin qëndrimin e Bullgarisë. Do të ishte mirë të vizitoni Shkupin dhe të shihni se si respektohen të drejtat e njeriut të qyteetarëve me vetëdije kombëtare bullgare atje”, tha Xhambaski për “BNT”.

Eurodeputeti konsideron se pretendimi se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në për shkak të luftës në Ukrainë është absurde.

“Maqedonia është pjesë e NATO-s dhe është e mbrojtur. Nëse dikush shkon për ta sulmuar, të gjithë duhet ta mbrojnë atë. Maqedonizmi në thelb është ndërtuar për të qenë antibullgar. Interesi bullgar kërkon mbrojtjen e historisë, origjinës, kujtesës dhe kulturës bullgare, qytetarëve maqedonas me vetëdije bullgare dhe dinjitetit tonë si popull. Nuk më intereson as diplomacia amerikane dhe as ruse”, tha Xhambaski.

“Nuk ka asnjë problem që Maqedonia të fillojë negociatat nesër, përderisa sonte mbledh Kuvendin dhe ndryshon kushtetutën”, shtoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button