LajmeMaqedoni

Qeveria i përgjigjet pozitivisht iniciativës së ASH-së për akreditimin e Medresesë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, muaj më parë në disa seanca parlamentare ka ngritur shqetësimin për mosnjohjen e diplomave të Medresesë “Isa Beu” në Shkup. Insistimin për akreditimin e Medresesë deputeti Snopçe e ka paraqitur në seancën për pyetje të deputetëve drejtuar Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, si dhe në seancën tjetër drejtuar Avokatit të Popullit.

Pas këmbënguljes së Aleancës për Shqiptarët, reagimeve në Kuvend, si dhe në organizata ndërkombëtare, së fundmi Qeveria dha mendim pozitiv për akreditimin e Medresesë “Isa Beu”.

Aleanca për Shqiptarët përshëndet këtë vendim që pas shumë vitesh, përfundimisht zgjidh problemin e shumë medresantëve të diplomuar, ndërsa i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë që të përshpejtojë procedurat në vijim dhe të mos lejojë zvarritje të mëtejme të këtij procesi.

Më poshtë mund të ndiqni dy fjalimet e deputetit Halil Snopçe lidhur me akreditimin e Medresesë:

Show More

Related Articles

Back to top button