LajmeMaqedoni

Shaqiri:Nga shtatori punonjësit e arsimit me rroga më të mëdha prej 15%

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se një ditë para fillimit të procesit mësimorë është arritur marrëveshje me SASHK-un për çështjen e rrogave dhe se procesi mësimorë në vend do të fillojë pa vonesa.

Për këtë marrëveshje Shaqiri shprehet shumë i lumtur dhe njofton se paga e shtatorit për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm është më e lartë për 15 përqind.

“Kjo do të thotë se rreth 32,500 punonjës, nga të cilët 25,000 janë mësues, marrin motivim shtesë për punë dhe kontribut personal në avancimin e cilësinë e sistemit arsimor kombëtar”, ka shkruar fillimisht Shaqiri

Shton se me rritjet e mëparshme prej 21% dhe në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, të punësuarit në arsim marrin historikisht mbështetjen më të madhe nga MASH.

“Së bashku me Qeverinë dëshmuam edhe një herë se kujdesemi për vlerësimin dinjitoz të punës, dëshirës dhe përkushtimit të secilit në vend”, ka shkruar Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button