LajmeMaqedoni

Inspektorët alarmojnë për ndotjen

Kriza energjetike nuk do të jetë justifikim për kompanitë që do ta kalojnë sasinë e lejuar të gazrave të dëmshëm, nga kapacitetet e prodhimit, shkruan Alsat.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për amvisëritë, që do të kontrollohen nga inspektorët komunalë.

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor presin që këtë dimër të kenë më shumë punë.

“Çdo vjeshtë parashikojmë kontrollin e objekteve të mëdha industriale, sidomos aty ku përdoret nafta apo mazuti. Tani presim ata që kanë punuar me gaz deri më tani do të kalojnë në naftë, kështu që ndotja do të jetë edhe më e madhe”, tha Sreten Stojkovski -Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.

Sektori i minierave është ndotësi më i madh i mjedisit, por nuk janë më mirë as industritë e tjera të rënda.

Inspektorati shtetëror ka konstatuar se një pjesë e mirë e ndërmarrjeve publike nuk ia kanë paguar shtetit tarifën e detyrueshme ekologjike, ndonëse për këtë i kanë ngarkuar qytetarët.

Të dhënat e publikuara sot nga ky inspektorat thonë se në gjashtëmujorin e parë të vitit janë kryer 1057 kontrolle, nga të cilat janë konstatuar parregullsi në 233 raste./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button