BotaLajme

Biden përshëndet kryeministrin Albanese: Një rrugëtim i jashtëzakonshëm! 

T’i urosh fat të mirë një lideri botëror të sapozgjedhur është një gjë, por presidenti i SHBA Joe Biden i uroi kryeministrit të porsazgjedhur Australian edhe natën e mirë e gjumë të ëmbël.

Gjatë takimit të tyre në samitin e Quad në Tokio – grupi i përbërë prej Australisë, Indisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara — Biden shprehu admirim për faktin që Albanese bëri një fluturim kaq të gjatë menjëherë sapo fitoi zgjedhjet.

“Ju mirëpres në takimin tuaj të parë në katërshen tonë”, tha presidenti amerikan, të cilit iu desh të bënte një udhëtim edhe më të gjatë nga Uashingtoni për turin e vet presidencial aziatik, të cilin e nisi nga  Koreja e Jugut përpara se të shkonte në Japoni.”Siç thashë, ju bëtë betimin dhe fill pas kësaj, u ngjitët në avion. Nuk e di si po ia del, por edhe nëse të zë gjumi këtu, është në rregull, e kuptojmë. Është me të vërtetë e jashtëzakonshme — thjesht të largohesh edhe nga shtegu i fushatës,” u shpreh Biden, që e përshëndeti gjithashtu fitoren e 59 vjeçarit ne zgjedhjet parlamentare të Australisë, e cila risolli laburistët në pushtet pas 9 vitesh në opozitë.

Partia e Albanese mposhti koalicionin e djathtë të të udhëhequr nga Scott Morrison, pas gati një dekade në pushtet. Por diskutime të shumta ka ngjallur mbiemri i tij, për të cilin ka folur dhe gazetari i njohur i CNN, Andreë Kaczynski, i cili tha se Albanese, babai i të cilit ishte nga Barletta, është një shqiptar i Italisë. “Ai është arbëresh si unë”, ka shkruar Kaczynski në Twitter./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button