Barcelona largon çdo dyshim të mundshëm dhe klub në garë për të synuar talentin e mesfushës, Gavi. Klubi katalanas blindon mesfushorin e rritur në akademi që gjatë muajve të fundit është jodshur nga Bayern Munich dhe Liverpool.
Palët kanë hedhur firmën në kontratën e re që do të skadojë në vitin 2026. Lajmin e bën të ditur vetë klubi katalanas nëpërmjet një komunikate zyrtare ku thekson se klauzola e largimit të “xhevahirit” është 1 miliardë euro.
Një shumë që i detyron të gjitha klubet të mos bëjnë asnjë hap përpara për ta synuar lojtarin nëse vetë Barcelona nuk do të dëshirojë ta largojë.