BotaLajme

Lufta Rusi-Ukrainë, Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke përmendur sfidat dhe rrezikun për shkak të luftës të vazhdueshme në Ukrainë, sipas Al Jazeera.

“Bota është në prag të një krize ekonomike. Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe të mbrojë sigurinë financiare të familjeve të saj,” tha lideri nacionalist në Facebook, në komentet që ngritën shqetësime të reja për kufizimin e të drejtave.

“Kjo kërkon hapësirë ​​për manovrim dhe veprim të menjëhershëm. Qeveria, duke ushtruar të drejtën e saj sipas ligjaeve bazë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës që nga mesnata,” shtoi Orban.

Pak para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme parlamenti hungarez amendoi kushtetutën për të lejuar një masë të tillë. Rregullat e vendosura sipas ndryshimit të ligjit të ri do të shpallen ditën e sotme, tha Orban.

Unioni Hungarez i Lirive Civile (TASZ) denoncoi masën, duke thënë se “gjendja e jashtëzakonshme është bërë e përhershme”.

Masa i jep Orban “më shumë liri veprimi se zakonisht”, duke e lejuar atë të “kufizojë ose thjesht të pezullojë të drejtat themelore të të gjithëve”, tha grupi, duke goditur atë që e përshkroi si margjinalizim të parlamentit.

Orban, në pushtet për 12 vite është akuzuar vazhdimisht nga partnerët e tij perëndimorë për abuzime me pushtetin në vendin e tij, një anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button