Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq, sot në konferencën për media ka njoft Siç bëri të ditur Mehmedoviq, është sjellur propozim që të hiqet tërësisht posedimi i çertifikatës për PCR test për intervenime dhe operacione në spitale, por duhet të dorëzohet një test antigjen.
Rreth 1000 teste antigen janë në dispozicion në çdo shtëpi shëndetësore, e për këtë qytetarët nuk ka nevojë t’i blejnë vet.
Ai tha se KSI brengoset që në botë po përhapet virusi me linë e majmunëve dhe se sot është sjellur konkluzion që sistemi të përgatitet për pacientë eventual edhe tek ne. Në bashkëpunim me OBSH do të furnizohemi me teste dhe terapi për këtë lloj virusi.
“Kjo gjendje me linë e majmunëve nuk është proporcionale me pandeminë e Covid, por duke patur parasysh që duam të përgatitemi si sistem, u pajtuam që të ndjekim gjendjen dhe të sigurojmë gjithka që nevojitet për plan eventual për mjekim të pacientëve. Virusi i lisë së majmunëve ekziston gjysmë shekulli. Të gjitha vendet kanë problem të sigurojnë trajtim kualitativ dhe diagnostifikim. Instituti për Shëndet Publik tanimë ka vendosur kontakt me OBSH që të blehen teste dhe terapi. Simptomat e kësaj sëmundje janë ndryshim i lëkurës, flluska, temperaturë e lartë, dhimbje në muskuj, plogështi…”, sqaron Mehmedoviq.
Sa i përket covid, gjendja ngelet e njejtë sepse situata është stabile./Zhurnal.mk
uar konkluzionet që kanë arritur lidhur me gjendjen e lisë së majmunëve, transmeton Zhurnal.