BotaLajme

BE rekomandon reformë gjithëpërfshirëse tatimore në Maqedoninë e Veriut

Këshilli i BE-së sot i shpalli rekomandimet nga dialogu i djeshëm i përbashkët për ekonominë dhe financat ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në të cilin secili shtet dorëzoi planet e veta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut rekomandon përdorimin e hapësirës fiskale në Buxhetin për vitin 2022 për të zbutur pasojat e mundshme të goditjeve ekonomike përmes mbështetjes së synuar për familjet dhe kompanitë më të cenueshme. Vendi në planin e tij fiskal afatmesëm për Buxhetin për vitin 2023 duhet të parashikojë uljen graduale të deficitit primar për t’u kthyer në nivelin e para krizës, pra në vitin 2019”, rekomandon BE-ja, njofton AIM nga Brukseli.

BE vlerëson gjithashtu se në Ministrinë e Financave duhet të krijohet një njësi e menaxhimit të investimeve publike dhe të sigurohet funksionimi i duhur i saj.

Rekomandohen gjithashtu reforma gjithëpërfshirëse tatimore dhe ndryshime ligjore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e të ardhurave duke zgjeruar bazën tatimore.

Rekomandimi i dytë për pjesëmarrësit në dialogun ekonomiko-financiar është që të dorëzojnë në Kuvend ligjin e ri për partneritet publik-privat. Zbatimi i këtij partneriteti duhet të sigurohet nëpërmjet një regjistri funksional të partneritetit publik-privat, si dhe monitorimit qendror të të gjitha rreziqeve fiskale nga Ministria e Financave.

“BE-ja dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord se është e nevojshme të analizohen me kujdes zhvillimet e çmimeve dhe të përgatiten për të shtrënguar politikën monetare në mënyrë që të ruhet stabiliteti i çmimeve në afat të mesëm. Është e rëndësishme të ruhet pavarësia e bankës qendrore, shtojnë nga BE-ja, ndërsa për këtë qëllim të përjashtohet Banka Popullore nga ligji për nëpunësit publikë.

Show More

Related Articles

Back to top button