11 foshnja të porsalindura kanë vdekur nga një zjarr në një spital në Senegal, raportoi të enjten BBC.
Zjarri ra pikërisht në departamentin e maternitetit.
Tri foshnja u shpëtuan nga zjarri i cili u përhap shpejtë.
“Për nënat dhe familjet e tyre, u shprehi ngushëllimet e mia të thella”, ka thënë presidenti Macky Sall.
“Kjo situatë është shumë fatkeqe dhe ekstremisht e dhimbshme”, tha ministri i Shëndetësisë, Abdoulaye Diouf Sarr.
Ai shtoi se po bëhet një hetim për të gjetur shkaqet si ndodhi rasti.
Incidenti ka zgjuar zemërim nga opozita e vendit. Deputeti opozitar Mamadou Lamine Diallo shkroi: “Më shumë foshnja u dogjën në spital publik… Kjo është e papranueshme”.
i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar në Senegal, ku katër foshnja vdiqën nga një zjarr në spitalin e maternitetit./ KOHA./