BotaLajme

Ukraina pretendon se ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura.

“Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, mes 1.4 milionë qytetarëve ukrainas të deportuar me forcë në Rusi , është një krim që synon shkatërrimin e kombit ukrainas”, tha Dvornyk.

Të rejat e fundit në luftën Rusi-Ukrainë

Rusia vazhdon përpjekjet për të marrë kontrollin e plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore

Forcat ajrore të Rusisë kanë parë “humbje të rënda” për shkak të “keqmenaxhimit strategjik” gjatë pushtimit, thotë Britania e Madhe në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës ushtarake.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për “shantazh” pasi Moska ofroi heqjen e bllokadës së saj në portet e Detit të Zi në këmbim të heqjes së disa sanksioneve.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura të Bosnjë-Hercegovinës dhe do t’u kërkojë aleatëve perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar të sigurojnë humbjen e Putinit në Ukrainë.

Gjermania paralajmëroi për një situatë të lodhur në Evropë për luftën në Ukrainë. Një raport i Reuters tha se Italia dhe Hungaria i kishin kërkuar BE-së të bënte thirrje në mënyrë eksplicite për një armëpushim në Ukrainë dhe bisedime paqeje me Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që thjeshton procedurën për banorët e rajoneve ukrainase të Zaporizhzhia dhe Kherson për të marrë pasaportë ruse. Ukraina e quajti këtë veprim të paligjshëm.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka urdhëruar t’i jepet fund udhëtimit pa viza për qytetarët rusë.

Show More

Related Articles

Back to top button